Detaje/ Vrasja në Shkodër, 33-vjeçari u gjet i pajetë jashtë makinës nga familjarët
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës, pasi një 33-vjeçar u vra me armë zjarri.
Mësohet se viktima Valter Fierza u gjet i vrarë me armë zjarri jashtë makinës së tij nga familjarët, të cilët më pas njoftuan edhe policinë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Hot i Ri, pranë kishës në këtë zonë.
Sakaq, policia ka rrethuar zonën dhe po vijon kërkimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit ose autorëve.