Sun, Sep 22, 2024

Dropull/Tentoi të vidhte banesën e një të moshuare, kapet në flagrancë 38-vjeçari

  • PublishedSeptember 21, 2023

Një 38-vjeçar ka rënë në pranga nga uniformat blu të policisë pasi u kap në flagrancë duke vjedhur banesën e një të moshuare në Dropull.
38-vjeçari i arrestuar eshte me precendent të mëparshëm penal për dhunë në familje dhe për krime të tjera kundër personit.

Njoftimi i Policise

Dropull

Tentoi të vidhte në banesën e një shtetaseje të moshuar, gjatë natës, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet në flagrancë në banesën e 86-vjeçares dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

38-vjeçari i arrestuar, me precendent të mëparshëm penal për dhunë në familje dhe për krime të tjera kundër personit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas ishte futur për të vjedhur në banesën e një shtetaseje të moshuar që jetonte e vetme, në fshatin Jorgucat, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në banesën e 86-vjeçares, shtetasin M. Ç., 38 vjeç, banues në Libohovë. Në përfundim të veprimeve, shtetasi M. Ç. u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

AlbaniaWeb.net