Sun, Nov 10, 2024

FOTO/ “Një Inter i shëmtuar, për fat të mirë është Martinez”. Mediat “ngelin” Inzaghi-n: 5 ndryshime, një pjesë e parë e tmerrshme

  • PublishedSeptember 21, 2023

Vetëm një gjuajtje në kuadrat për një pikë. Inter ia hedh paq në “Anoeta” përballë Real Sociedad, janë me fat që dalin të pamposhtur, një sfidë ku spanjollët ishin dominues në çdo aspak, ndërsa zikaltërit ishin shumë larg atij ekipi që “çmontoi” Milanin në derbin e “Madonnina-s”. Simone Inzaghi guxoi duke hedhur një ekip ndryshe në Champions, një rotacion i ndjeshëm, me 5 ndryshime, ku për herë të para nga minuta e parë zbriti dhe ylli kuqezi, Kristjan Asllani.

Inter
Inter

Sociedad mori menjëherë kontrollin e lojës duke goditur shtyllën që në start, ndërsa në minutën e 4-ët, Mendez kaloi spanjollët në avantazh pas një gafe të Bastonit. Sociedad spostoi Inter në gjysmëfushë në kërkim të golit të dytë, por Sommer dhe fati mbajtën Interin në lojë.

Sociedad
Sociedad

Inzaghi ndërhyri në formacion ku mes tyre hodhi në fushë edhe Thuram, ishte pikërisht sulmuesi francez që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 79-të, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje.

Demi
Demi

Në fund, ishte i përhershmi Lautaro Martinez që përfitoi në zonë duke shënuar gol në të vetmin rast që Inter pati në këtë 90-minutësh.

Corriere
Corriere

“Inter i shëmtuar me Real Sociedad, për fat të mirë është Lautarto. 5 ndryshime, një pjesë e parë e tmerrshme. Sommer pritje decizive”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë.

()

AlbaniaWeb.net