Tue, Nov 26, 2024

“Kërkesat presin prej 2 vitesh në sirtar”, Bardhi kritika Kuvendit për kalendarin, kapet me Felajn: Lexoni me guxim njoftimin e grupit të PD

  • PublishedSeptember 21, 2023

Që në nisje të seancës plenare, Gazment Bardhi ka lëshuar kritika në drejtim të Kuvendit, sa i takon kalendarit për përcaktimin e rendit të ditës.

Sipas tij, shumë kërkesa të depozituara nga deputetët rrinë prej gati 2 vitesh në sirtarët e Kuvendit dhe nuk
merren parasysh. Sipas tij, kalendari duhet të përcaktojë datat e shqyrtimit të pr.ligjeve.

“Ne jemi kundër një kalendari që nuk cakton datën për shqyrtimin e kërkesave që presin prej 2 vitesh për kërkesat e tyre. Ne i lamë kohë 1 javë Kuvendit që të futej në kalendar kërkesat tona. Qytetarët protestojnë jashtë për të drejtat e tyre. Keni marrë një njoftim nga grupi parlamentar i PD, lexuat atë të Aleancës. Shkresat e grupeve parlamentare, lexohen siç vinë, pavarësisht i pëlqen apo jo.”, tha ai.


DEBATI
Bardhi:
Shkresat e grupeve parlamentar lexohen të gjitha, pavarësisht i pëlqejnë apo jo drejtueses së përkohshme të Kuvendit
Felaj: Sa i takon kalendarit, sikundër ashtu si ishte lënë detyrë në konferencën e mëparshëm, të gjithë raportuan për ecurinë e nisma. Nuk është e vërtetë që ka pasur një javë afat për kalim në seancë, por janë nxitur komisionet që t’i trajtojnë të gjitha. Të gjithë kryetarët e komisioneve. Fjala juaj për të thënë që nuk jeni dakord, ka ardhur pas votimit. Pra ka pasur dakordësi për kalanderin.
Bardhi: Nuk thash që u la afat, i lamë një javë kohë komisioneve për axhendën dhe ramë dakord që do ishte hera e fundit që në kalendar nuk shqyrtohen iniciativat e deputetëve.
Bushka: Kalendari është miratuar me konsensus
Bardhi: Lexoni njoftimet e grupeve, nuk mund të përzgjidhni. Nuk e kuptoj pse nuk keni guxim të lexoni shkresë, thuhet se në mbledhjen e PD është marrë ky vendim dhe ju do duhet ta lexoni. Nuk kemi bërë replikë me kryetaren e kuvendi, por kemi marrë vendim dhe ua kemi paraqitur. Duhet ta lexoni pa bërë asnjë interpretim, thjeshtë informoni për vendimet e grupit parlamentar të PD, në mbledhjen e 19 shtatorit.
Felaj: Nuk kam detyrim të lexoj njoftim për të cilin kryetarja e kuvendit ka mbajtur qëndrim

RENDI I DITES
Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare ku pritet të diskutohen një sërë projektligjesh të rëndësishme. Kështu, Kuvendi do të diskutojë fillimisht projektligjin “Për fondet e pensionit privat”. Më pas do të diskutohet projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.113/2020, “Për shtetësinë””.

Kuvendi gjithashtu pritet të diskutojë projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit””. Po ashtu sot do të diskutohet projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese””, të ndryshuar.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore. Në Kuvend gjithashtu pritet të votojë sot 3 anëtarë të rinj të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare”.

AlbaniaWeb.net