Fri, Nov 29, 2024

“Përtej politikës, të rinjtë rrezikohen nga droga”, Balla thirrje opozitës: Të bëhemi bashkë dhe të çojmë paketën e sigurisë në shkolla

  • PublishedSeptember 21, 2023

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka nisur fjalën e tij sot në Kuvend, duke kërkuar votën edhe të deputetëve të opozitës për paketën e sigurisë në shkolla kundër përdorimit të lëndëve narkotike.

Policia po e bazon veprimin e vet në mungesë të legjislacionit që do e sjellin shumë shpejt në Kuvend për ta klasifikuar këtë formë të oksidit të azotit në një lëndë të palejuar, edhe pse ligji e ka lejuar. Ka hyrë në Shqipëri duke paguar edhe doganën. Duhet vendosur nën kontrollin e shtetit për mënyrën e përdorimit të saj, Është përdorur në klinika dentare për fëmijët e vegjël për të bërë ndërhyrje.

Ta çojmë të gjithë së bashku këtë paketë të sigurisë në shkolla. Kërkoj mbështetjen e Kuvendit për paketën e sigurisë në shkolla. Mendoj se të rinjve shqiptar i rrezikohet një e ardhme më e mirë nëse nuk ndërhyjmë sot me forcë kundër lëndëve narkotike.

Besoj se deputetët e kuvendit do t’i mbështesin ndryshimet që ne duam për të garantuar që çdo keqbërës që i afrohet shkollave të marrë ndëshkim shumë më të ashpër”, tha Balla.

AlbaniaWeb.net