Fri, Nov 15, 2024

Plagosja e efektivit në Tiranë, lokalizohet autori 42-vjeçar. Dyshohet se ka lidhje me…

  • PublishedSeptember 21, 2023

Lokalizohet dhe pritet arrestimi i 42-vjeçarit që plagosi me armë zjarri efektivin e Policisë, Edlir Alleshi.

Gazetari Igli Çelmeta, raportoi për “”, se autori Klered Bozhani ndodhet në Tiranë.

Ngjarja ndodhi pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet mbrëmjen e sotme, teksa 42-vjeçari Bozhani qëlloi me një plumb në bark efektivin e policisë Edlir Alleshi. Efektivi i plagosur i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia bënë me dije për gazetarin Çelmeta se autori dyshohet se ka lidhje me persona me të shkuar kriminale në zonë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion shtesë

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor E. A.

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

AlbaniaWeb.net