Wed, Sep 25, 2024

VIDEO/ Bardhi kërkon fjalën nga karrigia e Bashës në Kuvend, Nikolla i tërheq vëmendjen, të qeshura në seancë

  • PublishedSeptember 21, 2023

Momente ilariteti në sallën e parlamentit pas debateve të forta mes opozitës dhe maxhorancës.

Deputetët kanë shpërthyer në të qeshura pasi deputeti i PD-së Gazment Bardhi kërkoi fjalën nga vendi, por ishte i ulur në karrigen e Lulzim Bashës.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i tërhoqi vëmendjen që të ulej në vendin e tij, pasi aty dilte emri i zotit Basha.

Kaq ka mjaftuar që deputetët të shpërthenin në të qeshura, teksa Bardhi e ka kaluar me batutë duke thënë se pas kaq shumë orësh debate duhet edhe pak humor.

AlbaniaWeb.net