Fri, Nov 29, 2024

Dosja/ “Ikni ore, më lini rehat”, 42-vjeçari hyri në një pallat dhe qëlloi me armë, zbardhet dinamika e plagosjes së policit në Tiranë

  • PublishedSeptember 22, 2023

Zbardhet dosja hetimore në lidhje me plagosjen e efektivit të forcave Shqiponja në Tiranë, Edlir Alleshi, nga një person që qarkullonte i armatosur.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen e prokurorisë, ku ‘zbërthehet’ e gjithë lëvizja e autorit të ngjarjes, Klered Bozhanaj.

“Rreth orës 18:50 minuta, të datës 20, disa punonjës policie të Shqiponjave, mes tyre efektivi i plagosur, kanë patrulluar me motor në afërsi të një kompleksi në territorin e komisariatit nr.4. Efktivët kanë konstatuar një person duke ecur në këmbë, që sapo i ka parë, është larguar me vrap. Punonjësit e policisë i kanë bërë thirrje që të ndalonte, por personi i ka thënë; ikni ore, më lini rehat’ dhe është larguar duke mos ju bindur urdhrit të tyre. Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje të këtij personi, i cili sapo është futur në hyrjen e një pallati ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të policëve, mes tyre Edlir Alleshi, i cili ka marrë plagë në bark. Më pas kolegu tjetër i ka ardhur në ndihmë policit të plagosur dhe e transportuan në spital. Më pas autori është fshehur.”, thuhet në dosje.

Kujtojmë se 42-vjeçari u kap gati 24 orë pas ngjarjes së rëndë, ndërsa për arrestimin e tij u angazhuan gati 600 policë.
()

AlbaniaWeb.net