Wed, Oct 2, 2024

I nxjerrin foton e Dua Lipës në intervistë/ Shikoni reagimin e Rita Orës

  • PublishedSeptember 22, 2023

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora së fundmi ishte e ftuar në emisionin e prezantuesit Andy Cohen, bashkë me DJ Diplo.

Gjatë intervistës në ekran u shfaq edhe ylli tjetër shqiptar i muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa, për të cilën Rita reagoi menjëherë.

“E bukur”, u shpreh autorja e “You & I” me të parë imazhin e Duas, ndërkohë Diplo tha: “shqiptare”, që bëri që Rita të entuziazmohej dhe të brohoriste me krenari.

https://www.youtube.com/watch?v=CPnUr6-28vo

Vitet e fundit raporti mes dy këngëtareve me origjinë shqiptare ka qenë në vëmendje të publikut, pasi shpesh thuhej se nuk shkojnë mirë.

Reagimin e Rita Orës për Dua Lipën e gjeni rreth minutës 1.11.