Sat, Sep 28, 2024

“Jam komandant i Pentagonit”, çfarë deklaroi Klered Bozhanaj gjatë arrestimit, kontradikta në dëshminë e 42-vjeçarit që plagosi efektivin

  • PublishedSeptember 22, 2023

Klered Bozhanaj, 42-vjeçari i cili qëlloi në drejtim të efektivit të forcave “Shqiponja”, Edlir Alleshi është marrë dy herë në pyetje pas arrestimit.

Gazetari Igli Çelmeta ka raportuar se ai ka qenë kontradiktor në atë çfarë ka shprehur lidhur me ngjarjen e rëndë. Gjatë momentit të arrestimit Bozhanaj ka thënë “Jam komandant i Pentagonit”.

Sakaq, pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar nëse ai vuan nga probleme të shëndetit mendor apo përmes deklaratave të tij po përpiqet për t’i shpëtuar drejtësisë.

Kujtojmë se mbi 600 policë u angazhuan për arrestimin e 42-vjeçarit, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë, pasi dyshohet se ka pasur probleme me shëndetin mendor.

 

AlbaniaWeb.net