Fri, Nov 29, 2024

Kaloi në heshtje tre ligje shumë të diskutuara të qeverisë, Begaj jep arsyet: Dilema kushtetuese për…

  • PublishedSeptember 22, 2023

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka folur sot dhe për tre ligje shumë të diskutuara të qeverisë që i kaloi në heshtje, duke mos i dekretuar. Bëhet fjalë për ligjin për studentët e Mjekësisë, atë për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe për Akademinë e Shkencave.

Begaj tregoi takimin me studentët e Mjekësisë dhe tha se arsyeja për kalimin në heshtje të tyre ka të bëjë me disa dilema kushtetuese, raporton .

“Heshtja ime në këtë rast nuk ka të bëjë me faktin se është një mosvendimmarrje të presidentit, por kishte të bënte me faktin e dilemave kushtetuese.

Ligji për kanabisin mjekësor nuk kishte shkelje kushtetuese, dilema kishte të bënte me aktet normative që duhet të ishin përfshirë në ligj, të cilat janë lënë në një moment të dytë.

Për ligjin për Akademinë e Shkencave, kur shikohet një ligj, ankesa që më erdhi mua në Presidencë nga disa aktorë publikë kishte të bënte me disa shkelje procedurale, shkelje procedurale që nëse kanë sjellë shkelje kushtetuese kanë nevojë për një qëndrim të Presidentit. Në rastin konkret nuk kishim të bënim me shkelje kushtetuese. Kishte vetëm shkelje të procedurave, të cilat shumë mirë deputetët mund t’i kishin shfrytëzuar sipas rregullores së parlamentit”, deklaroi Begaj për Zërin e Amerikës.

 

 

AlbaniaWeb.net