Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje
Zjarr në një banesë në Korçë. Ngjarja ndodhi në lagjen 12 të qytetit. Zjarrfikësja aktualisht ndodhet në vendngjarje për shuarjen e flakëve.
Mësohet se brenda banesës ndodhej një i moshuar, i cili është nxjerrë nga policia dhe zjarrfikësit.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 22.09.2023, rreth orës 10:45, në lagjen nr. 11, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. S., ku nga të dhënat paraprake nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
()