Përfshihet nga zjarri një pjesë e kodrës në Kuzum Baba në Vlorë, rrezikohen banesat
Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se flakë ka marrë kodra në Kuzum Baba dhe për shkak të flakëve rrezikohen dhe disa banesa.
Dyshohet se zjarri në këtë kodër është i qëllimshëm, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar automjetet zjarrfikëse.
Gazetari Enrik Mehemti raporton për ‘’ se zjarrfikësit janë duke punuar për shuarjen e flakëve.
()