Fri, Nov 29, 2024

Shkëlzen Berisha thirret si dëshmitar në gjyqin ndaj Fatmir Mediut për Gërdecin

  • PublishedSeptember 22, 2023

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Aldo Bumçi, deputet i Partisë Demokratike, janë dy prej 52 personave që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, kërkoi të thirren në cilësinë e dëshmitarit në procesin penal ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për përgjegjësinë e tij në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku si pasojë e shpërthimit të municioneve humbën jetën 26 persona dhe u pagosën qindra të tjerë.

Prokurori Klodian Braho paraqiti në seancën e të premtes më 22 shtator listën e dëshmitarëve që kërkon të pyeten në gjykatë, pas vendimit të gjyqtares më 8 shtator për pranimin e kërkesës së Mediut për revokimin e gjykimit të shkurtuar dhe vijimin me gjykim të zakonshëm. “Kemi një listë me 52 persona që kërkojmë të pyeten si dëshmitarë, duke filluar nga dhe deri tek dy të fundit, Aldo Bumçi dhe Shkëlzen Berisha”, deklaroi prokurori Braho dhe i kaloi listën gjykatës dhe përfaqësuesit ligjor të Mediut, avokatit . Pesë prej personave të thirur si dëshmitarë janë shtetas amerikanë.

Po ashtu, u kërkua që të pyetet i pandehuri Fatmir Mediu si dhe në cilësinë e personave të marrë të pandehur të procedimin e mëparshëm për Gërdecit, 19 persona, mes tyre dhe .  Avokati Ligori kërkoi kohë që të njihej me listën e prokurorisë dhe pastaj të jepte qëndrim.

Pasi prokurori Braho u shpreh dakord që avokatit të Mediut t’i jepej kohë, gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të shtyjë seancën për më datë 29 shtator, në orën 14:30.

Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i viktimave dhe familjarëve të tyre, avokati kërkoi fjalën dhe vërejti se gjykata t’i konsiderojë si palë në proces. Ai kërkoi një kopje të listës së prokurorisë dhe shtoi se mund të kenë edhe ata kërkime për thirrjen e dëshmitarëve të tjerë apo paraqitjen e provave të reja.

Në seancën paraardhëse, edhe avokatët e të pandehurit Mediu parashtruan kërkesë për pyetjen e dëshmitarëve dhe ekspertëve; si dhe marrjen e provave dokumentare dhe realizimin e ekspertimit hetimor.

Ligori renditi një listë të gjatë personash për të cilët kërkojnë të pyeten në cilësinë e dëshmitarit, mes tyre ish-zv/sekretar i departamentit të Mbrojtjes në ; personalitete ushtarake të -s e Pentagonit në ; ish-ministra të mbrojtjes së vendeve evropiane; përfaqësues të kompanisë amerikane SAC që u përfshi në demontimin e armëve në Gërdec; ish-ministra të qeverisë “Berisha” dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave në atë periudhë; ish-drejtues të Shërbimit Informativ dhe Policisë së Shtetit; këshilltarë të sigurisë dhe deputetë, anëtarë të komisioneve të sigurisë; zyrtarë të nivelit të lartë ushtarak në Shqipëri; të hetuar që janë shpallur të pafajshëm e të dënuar në procesin Gërdeci, etj..

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin e Mediut.

Prokuroria e Posaçme kërkoi revokimin e vendimit të vitit 2009 të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, por kjo gjykatë ia pasoi Gjykatës së Posaçme çështjen, duke shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës.

vendosi rrëzimin e kërkesës së SPAK për rihapjen e çështjes dhe fajësoi prokurorinë për mosushtrim të ndjekjes penale për 8 vite ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, duke argumentuar se vepra penale është parashkruar. Ky vendim u rrëzua si i pabazuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit më 24 shtator 2021, që i hapi rrugë procedimit të Mediut.