Thu, Nov 28, 2024

“Tempulli”/ U kap me kanabis pranë një shkolle, arrestohet 20-vjeçari në Shkodër, procedohen tre të tjerë

  • PublishedSeptember 22, 2023

Një 20-vjeçar është arrestuar në Shkodër në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”.

Mësohet se u vu në pranga shtetasi E. S., 20 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, si dhe për shtetasit J. M., 22 vjeç dhe D. M., 33 vjeç.

Sakaq, në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Njoftimi i policisë:

Qarku Shkodër/Punë intensive operacionale, në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”.

Përdornin dhe shitnin doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në një lokal në afërsi të perimetrit të sigurisë të një gjimnazi, arrestohet një 20-vjeçar dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, u evidentua dhe u godit një rast i përdorimit dhe shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në një lokal në afërsi të perimetrit të sigurisë të një gjimnazi në qytetin e Shkodrës.

Për këtë rast u vu në pranga shtetasi E. S., 20 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, si dhe për shtetasit J. M., 22 vjeç dhe D. M., 33 vjeç.

Nga kontrollet në ambientet e lokalit, u kap në flagrancë, duke shitur dozat e cannabis sativës, shtetasi E. S. Shtetasit e proceduar në gjendje të lirë dyshohet se janë të implikuar në veprimtaritë kriminale të përdorimit dhe shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në këtë lokal.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

AlbaniaWeb.net