Fri, Nov 29, 2024

Thirrja e Shkëlzen Berishës në SPAK për Mediun, ish-kryeministri: Nuk mund të ketë hezitim për drejtësinë, edhe 100 vite të hetojnë…

  • PublishedSeptember 22, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur konferencën e përjavshme me gazetarët, teksa ka komentuar edhe thirrjen e djalit të tij, Shkëlzen Berishës për të dëshmuar në SPAK në lidhje me dosjen e Gërdecit për ish-ministrin Fatmir Mediu.

Berisha u shpreh se nuk mund të ketë asnjë hezitim apo pengesë për asnjë hetim të drejtësisë, pavarësisht deklaratave të tij në vijimësi për SPAK.

Ai shtoi se edhe nëse “hetojnë për 100 vite” aty nuk do gjejnë asnjë lidhje me rastin.

“Në çdo kohë, cilindo. Unë e kam bërë të qartë që s’mund të ketë kurrë hezitim apo pengesë për çdo lloj hetimi. Nëse mbaj qëndrime dhe denoncime ato i bëj për interesin publik, jo për qëllime të tjera. Edhe 100 vite po të hetojnë aty nuk do gjejnë asnjë gjë.”, u shpreh Berisha.

AlbaniaWeb.net