“Udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan…”, plas e qeshura në studio mes Salianjit e Gjekmarkajt për deklaratën e Bashës
Një deklaratë e kryetarit të PD-së Lulzim Basha që u thoshte “udhë e mbarë në bunkerin anti-amerikan” deputetëve që iu bashkuan tryezës Bardhi- Berisha, ka shkakuar të qeshura të gjata në studion e Open të Eni Vasilit në News 24.
Për disa minuta Ervin Salianji dhe Agron Gjekmarkaj nuk e mbanin dot të qeshurën sa herë drejtuesja e emisionit i kujtonte deklaratën e Bashës.
“Ne po merremi me një personazh që sillet ai që nuk është. Sillet si kryetar i PD dhe i opozitës, sillet sikur ka ndonjë gjë në dorë. E patë si tha “udhë e mbarë, tha, se nuk e luftojnë dot PD”. Pra ky është i madhi që na tregon rrugët, që çan shpatet. Mos na nxirrni më këtë tani (deklaratën e Bashës) se do bëhemi meme”, tha Salianji.
“Ka ngelur një copë sa një arrë atje dhe thotë ‘jam PD, nuk e demtojne me PD-ne, le te ikin udha e mbare’. Si dreqin ta mbaj të qeshurën se nuk ia dal dot”, tha Gjerkmarkaj teksa çdo fjalë e shoqëronte me të qeshur.