Fri, Oct 4, 2024

Nga derbi në derbi, kalendar “ferri” për Partizanin. Zekic për News24: Me Tiranën ndeshje e veçantë

  • PublishedSeptember 23, 2023

Një fitore në derbi ka gjithnjë një shije të veçantë, vlen më shumë se sa tre pikë. Partizani u rikthye fuqishëm në garë, me të kuqtë që thyen Dinamo City 3-1 me lojë dhe rezultat. Ky ishte një sukses i rëndësishëm pasi vjen pak ditë përpara derbit të madh, atij kundër Tiranës. “Demat” e Zekiç zhvilluan një pjesë të dytë fantastike, ku një ndikim të madh pati hedhja në fushë e “rebelit” Da Silva. Sulmuesi brazilian ishte protagonist kryesor ku i mjaftuan pak minuta për të dhuruar një asist. Një lajm i mirë ishte dhe goli fantastik i Rrapaj, me në fund mesfushori theu mallkimin duke mos u ndalur më vetëm te shtylla. Në fund, ishte vet Da Silva që hipotekoi fitoren e të kuqve.

https://www.youtube.com/watch?v=3UNBzcmF-2U

Fitorja ndaj Dinamo City, kënaq edhe trajneri Zekic, por kroati në çdo rast sheh diçka më shumë, diçka ku ekipi duhet të përmirësojë. Në një intervistë për “News24” pas përfundimit të sfidës me blutë, Zekic theksoi se tani është koha të mendojnë për Tiranën:

“Fillimisht të shijojmë këtë moment, por nuk kemi shumë kohë pasi luajmë çdo tre ditë. Tani mund të mendojmë për derbin me Tiranën, një ndeshje me një rëndësi të veçantë”, u shpreh Zekic.

Shehi
Shehi

Atmosfera është ndryshe në radhët e Tiranës, derbi kundër Partizanit nuk i gjen në kushte perfekte, për herë të parë këtë sezon pësuan një humbje, pikërisht atëherë kur më pak pritej, në sfidën kundër Erzenit. Ekipi i Shehit bëri shumë pak për të marrë diçka më shumë nga kjo sfidë. Derbi me Partizanin i gjen sërish në krye në kuotën e 10 pikë, 2 më shumë se Partizani, por të kuqtë kanë një ndeshje më pak.

AlbaniaWeb.net