Sat, Oct 5, 2024

Shënon gol çdo 104 min, shifrat e Muçit janë fantastike, është ai “legjionari” i momentit

  • PublishedSeptember 23, 2023

Ernest Muçi po kalon një moment fantastik, është pa frikë legjionari i momentin në Evropë. Paraqitja e tij e fundit ishte e jashtëzakonshme teksa i vetëm mposhti Aston Villa-n në Conference League. Ylli kuqezi e nisi sfidën si titullar duke realizuar një “dopietë” golash, sfidë të cilën e ndoqi live edhe Sylvinho, trajneri i Kombëtares. Forma e Muçit këtë sezon me Legia-n ka qenë konstante pasi deri në këtë pikë, ish sulmuesi i Tiranës ka realizuar 7 gola, më saktë:

Muçi është aktivuar në 14 ndeshje, në 731 minuta në total, me një mesatare prej 1 gol çdo 104 minuta. Tifozët e Legia-s kanë një idhull të ri, këtë e konfirmuar edhe në sfidën e fundit ku 28 mijë tifozë të pranishëm në stadium brohorisnin në kor emrin e tij pasi u largua nga sfida me Aston Villa-n në minutën e 73-të.

Muçi nuk ka qenë kurrë preferencë e parë e trajnerit Sylvinho këtë sezon, por në të vetmin rast që iu dha, në sfidën kundër Ishujve Faroe realizoi një gol shumë të bukur.

()

AlbaniaWeb.net