Sat, Oct 5, 2024

VIDEO/ Shtatë gola, Bayern Munchen “keqtrajton” Bochum, Dortmund ruan traditën e fitoreve në shtëpi ndaj Wolfsburg

  • PublishedSeptember 23, 2023

Bayern tregohet i frikshëm në shtëpi, teksa mund me rezultatin e thellë 7-0 Bochum. Siparin e golave e hapi Choupo Moting në minutën e katërt, ndërsa pak më vonë u realizuan edhe dy gola të tjerë me Kane dhe De Ligt. Brenda pjesës së parë, kampionët e Gjermanisë shënuan sërish, këtë herë me Sane.

Pjesa e dytë nis me një penallti për vendasit, të cilën e shndërron në gol Harry Kane. Në këtë pasdite spektakolare nuk mungon as Tel, sulmuesi la gjurmën e tij në këtë sfidë në minutën e 81-të. Festivali i golave vijoi edhe më tej, pasi Kane nuk e kishte mbyllur ende shfaqjen e tij. Kështu, Bayern kryeson kampionatin me 13 pikë dhe merr në këtë mënyrë frenat e kampionatit.

Dortmund ruan traditën e fitoreve në shtëpi ndaj Wolfsburg. Verdhezinjtë ia dolën me sukses ndaj “Ujqërve” 1-0 në Signal Iduna Park (Dortmund). Goli i vetëm i sfidës erdhi nga Marco Reus, në minutën e 70-të. Skuadra e Terzic gjendet në vendin e pestë me 11 pikë. JS

 

AlbaniaWeb.net