Wed, Oct 2, 2024

VIDEO/ U qëllua me armë nga 42-vjeçari, publikohen pamjet nga momenti i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”

  • PublishedSeptember 23, 2023

‘’ ka siguruar pamjet e momentit të plagosjes së inspektorit të forcave speciale “Shqiponja”, Edlir Alleshi. Nga pamjet shihet se si efektivi Alleshi plagoset në këmbë, jashtë ambienteve të një lokali dhe më pas hyn brenda.

Ngjarja është regjistruar dy ditë më parë në “Kinostudio” në Tiranë, ku dy patrulla kanë konstatuar një person të dyshimtë dhe kanë kërkuar të ndalojë për kontroll fizik pasi kishin marrë raportime se ishte i rrezikshëm. Kur i ka kërkuar të ndalojë, ai nuk është bindur dhe është larguar me vrap duke detyruar policinë të vihet në ndjekje të tij. Forcat “Shqiponja” po lëvizin në trotuar në drejtim të mjetit të autorit Klerent Bozhanajt kur ky i fundit hapi zjarr. Për pasojë u plagos efektivi Edlir Alleshi, i cili iu nënshtrua një ndërhyrje kurigjikale.

Dje u bë e mundur arrestimi i 42-vjeçarit Klerent Bozhani, ku u angazhuan 600 forca policore.

()

AlbaniaWeb.net