Sat, Oct 5, 2024

VIDEO/ Ylli i Manchester Cityt e “katranos” në kampionat, kap për fyti kundërshtarin, mungon në supersfidën ndaj Arsenal

  • PublishedSeptember 23, 2023

Mesfushori i Manchester City, Rodri, ka marrë një karton të kuq gjatë ndeshjes së skuadrës së tij në Premier League kundër Nottingham Forest. Djemtë e Pep Guardiolës kaluan në një epërsi të hershme 2-0 në Etihad Stadium falë golave të pjesës së parë nga Phil Foden dhe Erling Haaland.

Por City më pas luajti me dhjetë lojtarë në pjesën e dytë, kur Rodri mori karton të kuq pasi kapi për fyti lojtarin e Forest, Morgan Gibbs-White. Reprezentuesi spanjoll tani do të humbasë ndeshjen kundër Arsenalit muajin e ardhshëm, një impuls më shumë për Mikel Arteta dhe Co duke marrë parasysh se sa ndikues është ai në organizimin e mesfushës së Guardiolës.

 

376914881 710313204463713 8984362136379779000 N (1)
376914881 710313204463713 8984362136379779000 N (1)

Ish-ylli i Atletico Madrid shihet si një nga më mirët e Evropës gjatë sezoneve të fundit në rolin e tij. Nuk mund të lihet pa përmendur fakti se Rodri realizoi në minutën e fundit kundër Topçinjve gjatë sezonit 2021/22, duke i dhuruar ekipit fitore të rëndësishme. Sezonin e kaluar, City mundi londinezët e veriut në shtëpi dhe jashtë saj, duke siguruar një fitore 3-1 në Emirates Stadium përpara se ti’u shkaktonte një humbje dërrmuese 4-1 rivalëve të tyre për titull në prill. JS

()

 

AlbaniaWeb.net