Thu, Oct 10, 2024

Kryeministri i Kosovës akuzon grupet e mbështetura nga Serbia për vrasjen e policit

  • PublishedSeptember 24, 2023

Kryeministri i Kosovës, tha të dielën se rreth 30 njerëz të armatosur, për të cilët pretendoi se kishin hyrë në për të destabilizuar situatën, vranë një punonjës policie dhe plagosën dy të tjerë përpara se të rrethonin një manastir ortodoks serb në , pjesë e komunës me shumicë serbe të Zveçanit.

“Janë së paku 30 njerëz të armatosur rëndë… të cilët po rrethohen nga forcat tona policore dhe të cilëve u bëj thirrje që t’u dorëzohen forcave tona të sigurisë,” tha Kurti në një konferencë për shtyp në Prishtinë.

Ai shtoi gjithashtu se ‘ata nuk ishin qytetarë të zakonshëm’, por një formacion profesional.

Në një postim të mëvonshëm në X, i njohur dikur si Tëitter, Kurti fajësoi “trupat e mbështetura nga shteti serb” për kryerjen e atyre që ai i cilësoi si “akte terroriste”.

Një grup besimtarësh dhe murgjish janë mbyllur brenda manastirit të Banjskës për mbrojtjen e sigurisë së tyre.

Gjatë konferencës për shtyp, Kurti tregoi foto të zonës përreth manastirit, për të cilat tha se tregojnë “njerëz të armatosur rëndë me pajisje ushtarake dhe maska” përreth manastirit.

Ai shtoi se “përveç xhipave, kanë edhe makina të blinduara”.

Duke treguar fotot, Kurti pretendoi se njëra prej tyre shfaq një person të paidentifikuar “teksa mban një Zolja [raketë anti-tank] në shpinë” dhe “një xhip pa targa”. Kurti tha se policia e Kosovës dyshoi fillimisht grupi i armatosur përbëhej nga kontrabandistë, por se ata nuk ishin banditët e zakonshëm të kontrabandës me të cilët policia përballet në veri të vendit.

Më herët të dielën, presidentja e Kosovës, pretendoi se dhuna ishte “orkestruar nga grupe kriminale serbe” dhe e përshkroi atë si një sulm mbi pavarësinë e Kosovës.

Policia e Kosovës njoftoi gjithashtu të dielën se “rreth orës 02:34 në Veri të Mitrovicës, njësia e ndërhyrjes së shpejtë të policisë kufitare vëreu në hyrje të fshatit të Banjskës se dy kamionë pa targa ishin vendosur mbi urë”, duke bllokuar hyrjen e fshatit”.

“Njësiti policor hasi rezistencë dhe ndaj tyre u qëllua nga pozicione të ndryshme me një arsenal armësh zjarri, përfshirë edhe granata dhe një Zolja,” shtohet në deklaratën e policisë.

Kjo solli vdekjen e një punonjësi policie dhe plagosjen e dy të tjerëve.

e kishës Ortodokse serbe e dënoi sulmin dhe mohoi çdo lidhje me sulmuesit.

Dioqeza tha përmes një deklarate se për arsye sigurie “komuniteti i manastirit dhe besimtarët janë mbyllur brenda rezidencës, ndërkohë që edhe kisha e manastirit është gjithashtu e siguruar”.

“Aktualisht, një grup besimtarësh nga Novi Sad, përfshi priftin Abbot Danilo dhe vëllezërit e manastirit janë brenda,” thuhet në deklaratë.

“Dioqeza është thellësisht e shqetësuar, pasi sipas raporteve të fundit, një grup i armatosur dhe i maskuar depërtoi portat e manastirit duke përdorur një makinë të blinduar. Individë të armatosur dhe të maskuar raportohet se po lëvizin nëpër ambiente dhe herë pas here dëgjohen të shtëna armësh,” shtoi dioqeza.

Dioqeza tha gjithashtu se e dënonte ashpër “dhunën që po ushtrohet një objektin e kultit të Kishës Ortodokse të Serbisë dhe u bën thirrje të gjitha palëve t’i japin fund konfliktit sa më parë që të jetë e mundur”.

Ndërkohë, policia e Kosovës tha se “në përputhje me situatën dhe me rrezikun që paraqesin sulmet sporadike të grupeve kriminale”, policia u është përgjigjur gjuatjeve për vetëmbrojtje dhe për mbrojtjen e qytetarëve të zonës, duke vrarë një nga sulmuesit.

Orë pas incidentit, misioni KFOR i NATO-s e dënoi sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe tha se po e monitoronte nga afër situatën në Banjskë, ndërsa shtoi se trupat e KFOR-it ishin të pranishëm në zonë, në gatishmëri për të vepruar nëse do të ishte e nevojshme.

“Policia e Kosovës, si reaguese e parë, ka përgjegjësinë kryesore për menaxhimin e incidentit në terren,” tha KFOR në një deklaratë për mediat.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell e dënoi “ sulmin e shëmtuar të një bande të armatosur kundër oficerëve të Policisë së Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës”.

“Të gjitha faktet përreth sulmit duhet të verifikohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë,” tha Borrell.

Ai shtoi se “EULEX, si reaguesi i dytë i sigurisë është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in”.

Përfaqësitë diplomatike të Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Italisë në Prishtinë e dënuan gjithashtu sulmin mbi policinë e Kosovës.