Mon, Oct 7, 2024

Zjarr i madh në një fabrikë bojërash në autostradën Tiranë-Durrës, Ministria e Brendshme apel qytetarëve: Shmangni kalimin në këtë aks (VIDEO)

  • PublishedSeptember 24, 2023

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në një fabrikë bojërash në segmentin e autostradës Tiranë-Durrës.

Ministria e Brendshme ka apeluar qytetarët që ta shmangin këtë aks, deri në shuarjen e flakëve. Paraprakisht raportohet se nuk ka persona të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, sakaq në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.

Reagimi i Ministrise se Mbrojtjes

Mjete zjarrfikëse dhe forca nga Tirana e Durrësi, me ndihmë edhe nga Baza për Mbështetjen e Emergjencave Civile janë angazhuar për shuarjen e zjarrit me përmasa të mëdha në një fabrikë bojrash, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas.
Një grup specialistësh nga Kapaciteti Kombëtar i Kimisë është gjithashtu në terren për të bërë matjet dhe për të qenë në gatishmëri.
Me të gjitha kapacitetet në terren, për të shmangur rrezikun për qytetarët dhe banesat pranë.
U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet drejt autostradës deri në qetësimin e situatës!

AlbaniaWeb.net