Ambasadori i ri i Shqipërisë në SHBA nis zyrtarisht detyrën, Ervin Bushati i paraqet presidentit Biden letrat kredenciale
Ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati i paraqiti presidentit Joe Biden letrat kredenciale, duke startuar në këtë mënyrë zyrtarisht detyrën e tij si përfaqësues i Shqipërisë në Uashington.
Shtëpia e Bardhë ka publikuar fotot nga dorëzimi i letrave kredenciale nga Bushati, i cili shfaqet në prani të Biden, sëbashku me bashkëshorten e tij.
Bushati u dekretua në detyrën e diplomatit që do të përfaqësojë Shqipërinë në SHBA më datë 11 korrik të këtij viti.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, u emërua si ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa do të jetë dhe ambasador jorezident në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës.
()