Berisha e ndjek në rrjetet sociale, ja montazhi që ka bërë faqja e RD-së në Facebook për ish-kryeministrin pas humbjes në Kukës
Pas rikthimit të ish-kryeministrit Berisha në selinë e Partisë Demokratike, partia zyrtare e drejtuar në atë kohë nga Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, përveç vulës dhe logos mbajtën edhe kanalet zyrtare të partisë, faqen pd.al, faqen e Facebook si dhe faqen e Rilindjes Demokratike.
Këto të fundit, faqja e PD-së në Facebook dhe ajo e Rilindjes Demokratike, janë dy nga katër faqet e vetme që ish-kryeministri Berisha ndjek ende në llogarinë e tij në rrjetin social.
Por sot pas humbjes së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në Kukës, faqja e Rilindjes Demokratike publikoi një montazh të Berishës me fjalën “IK”.
Megjithëse Berisha vijon t’i ndjekë këto dy faqe, në këto hapësira publikohen aktivitetet e Lulzim Bashës dhe deklaratat e PD-së zyrtare. Ndërkohë që në pamundësi për t’i marrë ato nën kontroll Berisha krijoi faqen “Partia Demokratike e Shqipërisë – Komisioni i Rithemelimit” si dhe në vend të faqes pd.al krijoi pdsh.al.