Fri, Nov 29, 2024

Ministria e Brendshme dhe Policia mesazh sensibilizues për drejtuesit e mjeteve: Udhëtoni me kujdes! Jeta shumë e shtrenjtë për t’u vënë në risk nga një pakujdesi e vogël

  • PublishedSeptember 25, 2023

Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë kanë kërkuar ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve për të udhëtuar me më shumë kujdes.

Në një spot sensibilizues këto institucione u bëjnë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të mos përdorin celularin kur janë duke drejtuar makinën, pasi mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të personave të tjerë.

“Jeta është shumë e shtrenjtë për t’u vënë në risk nga një pakujdesi e vogël! Udhëtoni me kujdes!”, thuhet në mesazhin sensibilizues.

AlbaniaWeb.net