NOTAT/ Futi në “xhep” Martinez, por Ismajli del i dëmtuar, “dhimbje koke” për Sylvinho-n
Empoli është kthyer në një bekim për futbollin shqiptar, një ekip i dashuruar pas talenteve kuqezi. Në sfidën e fundit, atë kundër Inter, Andreazzoli hodhi në fushë si titullar tre lojtarë, Berishën, Ismajlin dhe Stiven Shpendin. Gardiani kuqezi zhvilloi një sfidë pozitive, shfaqi shumë dëshirë për të harruar sa më shpejt atë ndeshje kundër Roma-s ku pësoi 7 gola.
U përgjigj saktë në çdo rast, si ndaj Dimarco-s, ndaj Frattesi dhe ndaj Lautatos. Nuk kishte ç’të bënte në golin e pësuar, nota 6,5. Lojtari më i vlerësuar në radhët e Empolit në këtë sfidë ishte Ardian Ismajli, nota 7.
Për sa kohë ishte në fushë, Empoli qëndroi në lojë. Sapo Ismajli doli nga fusha si pasojë e një dëmtimi, Berisha pësoi gol. Për 50 minuta, Ismajli ishte lojtari më i mirë, i pakalueshëm, madje shmangu një gol të sigurt duke larguar një top në vijën fatale.
Për fat të keq, Ismajli pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë, një lajm i hidhur edhe për trajnerin Sylvinho pasi Ismajli në sytë e tij është një titullar i paprekshëm. Për 79-të minuta në fushë ishte edhe Stiven Shpendi, talenti kuqezi, por pa mundur të lë gjurmë, praktikisht si e gjithë faza ofensive e Empolit.
()