Thu, Nov 28, 2024

Rama shpall fitoren e zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë Kukës

  • PublishedSeptember 25, 2023

Kryeministri shpalli të hënën fitoren e partisë së tij për bashkinë Kukës, disa orë para se numërimi i votave të përfundonte.

“Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin”, shkruajti Rama në rrjetet sociale.

Kandidati socialist, , fiton bashkinë veriore, pavarësisht skandalit që përfshiu paraardhësin e tij të sapozgjedhur në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së deri në mesditë, kandidati i PS-së, Albert Halilaj kryesonte me 63.50% të votave, ndërsa kandidati koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” , 36.50 %.

Sipas KQZ-së, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 45.56 për qind të zgjedhësve të raportuar në Qendrat e Votimit.

Zgjedhjet u përsëriten të dielën, pasi kryebashkiaku , u shkarkua vetëm pak javë pasi ishte rizgjedhur për një mandat të dytë. Ai humbi mandatin pas publikimit të një videoje që e ekspozonte duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë dhe u arrestua pak ditë më vonë me akuzën e “korrupsionit pasiv” dhe është aktualisht në arrest me burg.

Ky qytet është konsideruar si një bastion i demokratëve dhe është qeverisur nga socialistët vetëm tre herë gjatë tre dekadave të fundit, përfshi zgjedhjet pa garë të vitit 2019.

Qarku i Kukësit është ndër më të varfrit në Shqipëri dhe vazhdon të eksportojë një numër të lartë emigrantësh, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas një anketimi të organizatës , popullsia e Kukësit ka rënë me 13% gjatë dekadës së fundit dhe gati 37% e banorëve të mbetur po planifikojnë gjithashtu të emigrojnë.