Kërkoi heqjen e sekuestros së llogarisë bankare, GJKKO refuzon kërkesën e Arben Ahmetajt
GJKKO ka refuzuar kërkesën e Arben Ahmetajt për të liruar nga masa e sekuestros preventive një llogari bankare në emër të tij.
Llogaria në fjalë ishte një nga gjashtë pasuritë e vendosura nën sekuestro për llogari të hetimit të nisur ndaj ish-zëvendës kryeministrit për veprat penale të “korrupsionit”, “pastrimit te parave” dhe “fshehjes së pasurisë”.
Sipas gjyqtarit Erjon Bani, kërkesa e paraqitur nga avokatët e Ahmetajt ishte e pa bazuar në prova dhe ligj.