Fri, Nov 29, 2024

“Krenohemi që kemi mbrojtur shtetin”, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: Sulmi i ngjanë aneksimit të Krimesë, tani duhet të…

  • PublishedSeptember 26, 2023

Sulmi i ndodhur të dielën në Veri të Kosovës, është i orkestruar nga shteti serb. Këtë e pohon edhe ish-ministri i jashtëm dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj.

I ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open” në News24 ai deklaroi se sulmi terrorist, për nga mënyra e përgatitjes, është e pamundur që të mos dihej si skenar nga shteti serb, teksa shtoi se sulmi i ngjan aneksimit të Krimesë. Ai tha se në këtë sulm do të merrnin pjesë mbi 200 ushtarë, si pjesë e fazës së parë.

Hoxhaj tha se pas kësaj ngjarjeje të rëndë, tashmë Kosova duhet ta shohë si një pikë kthese të gjithë atë që do të pasojë.

“ Është fitorja e mirëfilltë e policisë dhe shtetit të Kosovës, në një situatë që askush nuk mund ta parashikonte që e diela mund të dukej ashtu. Përpos dhimbjes ne krenohemi që kemi ditur të mbrojmë shtetin në atë situatë, pas një agresioni të mirëfilltë të shtetit serb ndaj Kosovës. Është akt terrorist mbi Kosovën. Axhenda ka qenë që në fillim politike, logjistika dhe mbështetja ka qenë nga shteti serb.

Të krijojnë realitete të reja politike, të merrnin kontroll mbi territor, mendohet se kanë qenë 200 vetë që do duhej të ishin pjesë e fazës së parë. Sulmi i ngjanë aneksimit të Krimesë, i barabartë me ngjarjet e Kroacisë dhe Bosnjes. Kjo është vetëm faza e parë, duhet ta shohim këtë ngjarje si pikë kthesë. Nuk mund të flasim tani me gjuhën e njëjtë që kemi fol deri para një jave.

I takon Kuritt që pas kësaj ngjarjeje, përtej fjalimeve politike, të ketë strategji në këtë situatë të re. Mund të ketë dhe skenarë në vazhdim. Sasia e armatimit, përgatitja logjistike, financimi, qëndrimi që ka mbajtur Vuçiç, tregon se pas kësaj ngjarjeje qëndron shteti serb. Gjëra të tilla të mëdha nuk ndodhin pa e ditur ai që është i pari në vend.

Rusia mund të ketë të përdorë Kosovën si zonë nevralgjike që mund ta shkundë paqen në Ballkan, por qëllimi është politik i shtetit serb”, tha ai.

AlbaniaWeb.net

 

AlbaniaWeb.net