Thu, Nov 28, 2024

Kriza “kaplon” Lazion, Presidenti Lotito me akuza dhe paralajmërime: Ndërhyj kur gjërat nuk shkojnë si duhet

  • PublishedSeptember 26, 2023

Sigurisht që nuk është momenti më i mirë, ai i Lazios, skuadër e cila në këtë fillim sezoni në Serinë A ka grumbulluar jo më shumë se 4 pikë në 5 ndeshje. Në këto kushte, edhe pse e hëna si zakonisht për skuadrën kryeqytetase është ditë pushimi, nuk ndodhi kështu këtë herë, pasi pas barazimit 1-1 me Monzën, trajneri Sarri i grumbulloi të gjithë që në ditën e parë të javës.

I ashpër me fjalët ishte edhe Presidenti, Claudio Lotito, me këtë të fundit që lëshoi akuza por gjithashtu bëri edhe një paralajmërim.

“Unë jam si një baba i familjes. Objektivi duhet të jetë i përbashkët. Është e qartë se nëse dikush mendon se gjithçka mund të zgjidhet vetëm, presidenti i ekipit ndërhyn” – Tha Lotito.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net