Kryen rikonstruksione pa leje në vilat e tyre, policia e Tiranës procedon dy pronarët
Policia e Tiranës në bashkëpunim me IKMT, kanë vijuar kontrollet në terren për evidentimin dhe goditjen e kësaj paligjshmërie.
Si rezultat i kontrolleve, në një kompleks vilash në Farkë, janë konstatuar punime pa leje (rikonstruksione), në katër vila, dhe në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. I., banues në Vorë, A. V., dhe E. T., të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.