Fri, Nov 29, 2024

Shansi i fundit, zbulohet plani i Neymar për Botërorin e 2026, sakrifikon paratë për Brazilin

  • PublishedSeptember 26, 2023

Neymar nuk ka ndërmend të tërhiqet nga përfaqësuesja e Brazilit, por do të tentojë edhe një herë, për herë të fundit, t’i dhurojë “Seleçaos” një Botëror. Për t’ia arritur këtij qëllimi O’Ney është gati të bëjë gjithçka, po planifikon një rikthim në atdhe në 2025 në mënyrë që të përgatitet për Botërorin që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut. Për të zbuluar këtë ide të Neymar kanë menduar disa lojtarë brazilian të cilët kanë theksuar se Neymar do të largohet nga Al-Hilal në 2025 për t’u transferuar në Brazil, për të veshur fanellën e Santos.

Neymar
Neymar

Ideja e Neymar është e qartë, te Santos sheh opsionin ideal për të qenë gati për Brazilin, në shansin e tij të fundit, për më tepër që tek Al-Hilal nuk po kalon një moment pozitiv. Mediat shkruajnë se mes tij dhe trajnerit Jorge Jesus ka një krisje totale, madje sulmuesi brazilian ka shkuar deri aty sa ka kërkuar shkarkimin e teknikut portugez.

()

AlbaniaWeb.net