Thu, Nov 28, 2024

Stina e Alergjive të Forta – Si të Mbroheni nga Sëmundjet e Vjeshtës

  • PublishedSeptember 26, 2023

Vonë ose jo, vjeshta erdhi duke shënjuar nisjen e një stine të mundimshme sëmundjesh dhe teshtimash.

Tështima është një shpërthim i fortë i trupit që arrin të shpërndajë viruse dhe baktere në një largësi prej 2 metrash dhe me një shpejtësi të madhe.

Sidoqoftë, tështimat janë vetëm një prej simptomave drobitëse të alergjive të vjeshtës.

Bllokimet dhe rrjedhjet e hundëve, skuqjet dhe kruarjet e syve janë simptoma të tjera po aq të vështira të këtyre alergjive.

Gjërat Që Nuk I Dinit Për Alergjitë E Vjeshtës

Vjeshta është një stinë shumë e vështirë për njerëzit që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj mykut dhe polenit të bimëve.

Fëmijët ekspozohen ndaj pluhurit të shkumësit në shkollë.

Rënia e gjethëve të pemëve gjithashtu mund të shkaktojë alergji në vjeshtë.

Kjo ndodh sepse me rënien e tyre, ato nxisin qarkullimin e polenit dhe mykut në ajër duke shkaktuar alergji dhe azëm.

Për më tepër, shiu është gjithashtu një nxitës i alergjive sepse shpërndan më shumë polenin dhe mykun.

E keqja e alergjive të vjeshtës është se ato nisin shumë herët dhe zgjasin më gjatë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për disa këshilla praktike se si të përballoni stinën e vjeshtës dhe alergjitë.

Kujdesuni Për Stomakun

Në përballjen me alergjitë është shumë e rëndësishme që njeriu të kujdeset për florën bakteriale në stomak.

Njerëzit që vuajnë nga alergjitë e vjeshtës duhet të marrin çdo ditë probiotikë që të garantojnë mbrojtjen e organizmit.

Kujdes Me Ushqimet

Ushqimet e përpunuara, të modifikuara gjenetikisht, sheqeri,  bulmeti, gluteni, alkoli përmbajnë substanca irrituese për organizmin.

Këto substanca përkeqësojnë simptomat e alergjisë.

Në Tetor duhet të shmangni bananet, shalqinin, pjeprin, kastravecin, domatet dhe kungujt e njomë që mund të preken nga disa lloje barishtesh të cilat shkaktojnë alergji.

Gjithashtu kujdes duhet të tregoni me çajin kamomil dhe të rubinit të kuq për të njëjtat arsye si më lart.

AgroWeb.org ju rekomandon që nëse vëreni shenja alergjie pas konsumit të tyre, konsultohuni me një mjek.

Ushqehuni Me Perime Ngjyra

Në këtë stinë duhet të merrni me shumë vitaminë A, C dhe antioksidantë që luftojnë inflamacionin.

Konsumoni më shumë brokoli, barishte të egra, karrota, selino, kungull të verdhë, qepë dhe hudhër.

Higjena

Përpara se të bini për të fjetur, mirë është të bëni dush që të largoni sa më shumë elementë alergjikë nga trupi dhe flokët.

Ndërroni rrobat dhe çarçafët më shpesh dhe sidomos këllëfët e jastëkëve me të cilët goja dhe hunda janë më shumë në kontakt.

Nëse punoni në kopsht, mbani doreza dhe maskë.

Për Frymëmarrjen

Përdorni solucione me kripë për pastrimin e hundëve.

Bëni avull për të zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes dhe përmirësuar imunitetin./AgroWeb.org