Sat, Nov 30, 2024

Atentati në Dukagjin/ I ati humbi jetën, 46-vjeçari niset drejt Traumës në gjendje të rëndë, 4 plumba në trup

  • PublishedSeptember 27, 2023

Është nisur drejt Spitalit të Traumës 46-vjeçari Gjin Guri, i cili mbeti i plagosur në atentatin e bërë mbrëmjen sotme ndaj tij dhe të atit, ku ky i fundit ndërroi jetë në vend.

Gazetari Senad Nikshiqi bën me dije për se Gjin Guri ka marrë 4 plumba, 3 në këmbë dhe 1 në kokë, dhe gjendja e tij paraqitet tejet e rëndë.

Sakaq policia bën me dije se në drejtim të Dukagjinit janë nisur drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe fnsh-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda nga Departamenti për Policinë Kriminale në dppsh, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Mësohet se Gjin Gurit në nëntorin e vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh.

 

 

AlbaniaWeb.net