Rritja e çmimit të naftës/ ”Jemi në 5 vendet e para në botë”, deputeti i PD: Shtrenjtimi, një ndër arsyet e varfërimit të shqiptarëve
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka ngritur shqetësimin në lidhje me çmimin e lartë të naftës në vend.
Sipas tij, ky çmim ka shkaktuar varfërimin dhe braktisjen e Shqipërisë nga qytetarët. Në një postim në Facebook, ai krahasoi çmimet e naftës në Shqipëri dhe Kosovë, duke treguar një dallim të madh.
Ndërsa në Shqipëri një litër naftë kushton 197-220 lekë të vjetër, në Kosovë kushton 1.55 euro, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet me çmimin më të lartë të karburantit në botë sipas tij.
Sula argumentoi se rritja e çmimit të naftës influencon të gjitha aspektet e jetës, dhe kërkoi veprime të menjëhershme për të ndaluar këtë vjedhje të qytetarëve.
Postimi i plotë: