Sat, Nov 30, 2024

Shpërbëhet grupi i vrasësve të Laert Haxhiut, zbardhen vrasje në Shqipëri e Greqi, i penduari i drejtësisë zbulon gjithçka

  • PublishedSeptember 27, 2023

Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit, ndërsa mësohet se të ndaluarit kanë qenë në qytetin e Elbasanit dhe atë të Lushnjes dhe pjesëtarë të grupit të Laert Haxhiut.

Operacioni është nisur me urdhër të prokurorisë së Elbasanit ndërsa dosja më vonë pritet t’i kalojë SPAK-ut.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar për BalkanËeb se në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar 15 urdhër arreste dhe janë zbuluar 6 vrasje.

Të ndaluarit bëjnë pjesë në një grup vrasësish me pagesë dhe që drejtohej nga Laert Haxhiu, i cili njihet për një sërë krimesh të kryera në qytetin e Lushnjes dhe mbi të rëndojnë akuzat për vrasjen e tre personave.

Dy prej vrasjeve të zbardhura mësohet se kanë ndodhur në shtetin fqinj të Greqisë, ndërsa një tjetër në Tepelenë dhe një në Korçë. Mes tyre janë zbardhur edhe pesë atentate me eksploziv.

Gjithçka u bë e mundur nga bashkëpunimi i një të arrestuari me drejtësinë, duke zbuluar të dhëna që kanë ndihmuar në ndalimin grupit kriminal.

I penduari i drejtësisë është Artan Tafani, i akuzuar për grabitje në kryeqytet. I riu ishte shpallur në kërkim si autor i grabitjes së një pike këmbimi valutor në zonën e Astirit në Tiranë.

AlbaniaWeb.net