Të shtëna me armë zjarri në Sukth të Durrësit, vritet një person
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Katund, Sukth të Durrësit tek shinat e trenit. Raportohet se një person ka mbetur i vrarë.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin Fatjon Dervishi 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të FNSH-së Tiranë.
Njoftimi i Policisë
Durrës/Informacion paraprak
Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.