Akuzohet si porositës dhe organizator i një serie krimesh/ Drejtori i Policisë tregon nëse do të ekstradohet Laert Haxhiu nga Greqia
Laert Haxhia, autor i dyshuar për masakrën e Lushnjës, që ndodhet pas hekurave në Greqi, mban mbi supe një seri krimesh, si porositë dhe organizator.
Pas dëshmisë së Artan Tafanit, i arrestuar pak kohë më parë për grabitje të një pike të këmbimit valutor, nxori në dritë disa vrasje dhe ngjarje kriminale, që kanë si autor kryesor Haxhinë. Sipas drejtorit të policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në konferencë për mediat deklaroi lidhur me megaoperacionin e koduar “Never Forget”, se për ekstradimin e Haxhiut po procedohet në bashkëpunim me zyrën homologe të Interpolit grek.
“Porositës dhe organizator. Fshihej, policia ka analizuar një sërë informacionesh, në kuadër të shkëmbimit të informacionit me pol greke është bërë i mundur arrestimi i tij në Greqi. Kemi të bëjmë me organizator dhe porositës, i ka bërë për qëllime përfitimi. Jemi në komunikime të vazhdueshme me zyrën homologe të Interpolit, Kemi besime se do të arrijmë, pavarësisht problematikave ligjore që kemi mes dy vendeve.”, tha ai.
I pyetur se si u arrit të bindej Artan Tafanin për t’u rrëfyer për këto krime, drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazai tha se është sekret hetimor.
Kryepolici Rrumbullaku deklaroi se për këto krime kemi mbi 90 e ca % të autorëve të kapur, ata që janë në kërkim janë jashtë kufijve të Shqipërisë.
()