Fri, Nov 29, 2024

Napoli i nxjerr “dufin” Udineses, Osimhen shënon, por nuk feston. Shijon fitoren e parë Empoli i shqiptarëve

  • PublishedSeptember 28, 2023

Më në fund, Napoli rikthehet te fitorja në Serie A, këtë e bën me “poker” golash përballë Udineses. Pas kaosit që shkaktoi çështja Osimhen, kampionët reagojnë fuqishëm, ku e gjithë faza ofensive e Rudi Garcia-s ishte në një mbrëmje perfekte, të gjithë arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Në minutën e 19-të, Kvara fitoi një 11-metërsh, por nga pika e bardhë nuk goditi Osimhen, por Zielinski i cili u tregua perfekt duke kaluar Napolin në avantazh. Në minutën e 39-të, Osimhen u shërbye në zonë, me nigerianin që nuk fali duke dyfishuar shifrat, por nuk kishte as buzëqeshje, e as festim.

Napoli nuk e uli ritmin për asnjë moment, por Kvara u ndal dy herë të shtyllat deri në minutën e 74-të ku më në fund e dërgoi topin në rrjetë dhe shifrat në 3-0. Udinese ngushtoi shifrat pak minuta më vonë ku Samardzic, fiksimi i Interit në verë, realizoi një gol fantastik. Napoli reagoi menjëherë dhe në aksionin pasueses Simeone sigloi shifrat përfundimtare në 4-1. Me 11 pikë në 6 javë, Napoli renditet në vendin e 5-të, një pikë më pak se Atalanta. Ekipi i Gjimshitit mposhti Verona-n në transfertë me rezultatin minimal 0-1.

Një fitore të pastër këtë javë siguroi edhe Lazio. Ekipi kryeqytetas mposhti Torinon 2-0, një ndeshje e cila u vendos në pjesën e dytë me golat e Vecino-s dhe Zaccagni-t.

Në këtë sfidë, Hysaj nuk u preferua si titullar, por u hodh në fushë nga Sarri në minutën e 80-të pasi kishin mbyllur llogaritë me Torino-n.

Siguroi fitoren e parë këtë javë edhe Empoli i shqiptarëve teksa mposhtën Salernitanan me rezultatin minimal 1-0. Berisha dhe Stiven Shpendi zbritën në fushë si titullarë.

()

AlbaniaWeb.net