Operacioni me 15 urdhër-arreste, dalin pamjet, ja momenti kur policia iu zë prit bashkëpunëtorëve të Laert Haxhiut
Plot 16 ngjarje kriminale ka zbardhur policia dhe prokuroria duke çuar në arrestimin e 15 personave, disa prej tyre të prangosur në Greqi, disa në burg për vepra të tjera penale.
Këto janë pamjet e operacionit “Never Forget” (Nuk harrojmë kurrë”) që solli zbardhjen e 6 vrasjeve, atentateve me eksploziv, vjedhjeve me dhunë etj. nga 16 persona, disa prej të cilëve të arrestuar ditën e djeshme, mes tyre e ndaluar dhe e dashura e Laert Haxhiut Klea Gjata.
“Nga studimi i akteve hetimore dhe procedimeve penale nga oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Elbasanit ka rezultuar se më 17 tetor 2021, rreth orës 10:00 është gjetur i vrarë më armë në lagjen Cermë Peqin shtetasi Alban Semaku. Nga veprimet hetimore të kryera është identifikuar si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje shtetasi Artan Tafani, lindur e banues në Lushnjë. Nga hetimet e kryera me metoda speciale, dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer disa ngjarje kriminale, vrasje, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me dhunë, sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje nga viti 2021-2023, në disa qytete të vendit”, deklaroi sot kryepolici Muhamet Rrumbullaku.