Fri, Nov 29, 2024

“Kërkoj falje publike, kam qënë jashtë kontrollit”, pendohet Stresi

  • PublishedSeptember 29, 2023

Disa ditë më parë, Stresi iu rikthye sërish sherreve virtuale në TikTok dhe madje edhe me një “kërcënim” për gangsterat e këtij rrjeti social, siç ai vet është shprehur, duke u thënë se ai nuk fal dhe nuk harron kurrë.

Mirëpo mbrëmjen e kaluar, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke shprehur pendesë për veprimet e fundit dhe madje ka kërkuar falje publike.

“Jeta është tamam si një labirint, asnjëherë nuk e dimë se çfarë sfide apo pengese tjetër vjen më pas. Unë mendoj që kemi dy opsione: të marrin kontrollin pasi kemi dalë jashtë tij dhe e dyta i bie të mbijetosh nën presion”.

“Kërkoj falje, nuk jam unë ai por koha tregon më së miri. I kërkoj falje familjes sime që janë bërë pjesë e internetit tashmë dhe pjesë e sharjeve. Unë i kërkoj falje publikisht të gjithë atyre që i kam ofenduar familjen por kam qënë jashtë kontrollit sepse u bë një vit e gjysmë, mos më shumë, që vetëm ofendohen familjarët tanë nga njerëz që si duket i kanë bërë mirë llogaritë me veten e tyre dhe kur i dëgjoj këto gjëra, normalisht janë shpifje por çdo gjë ka një limit. Unë do e respektoj këtë gjë bindshëm, lërini familjet, shihemi personalisht një ditë. Edhe njëherë, ju kërkoj falje, për të tjerat, i di Zoti i madh“, shkruan këngëtari në profilin e tij në Instastory.

Kjo nuk është hera e parë që Stresi kërkon falje publike. Rreth një muaj më parë, Stresi i ka kërkuar ndjesë familjes së tij për fjalorin e përdorur.

“I kërkoj falje familjes sime që për fat të keq janë bërë pjesë e disa sharjeve shumë të neveritshme. E vetmja gjë për të cilën ja vlen të luftosh sot ëshë familja. Familja do të jetë gjithmonë arsyeja pse unë jetoj”.