Sat, Nov 30, 2024

SPAK kërkon gjykimin e dy të pandehurve për shitblerje votash

  • PublishedSeptember 29, 2023

, SPAK njoftoi të premten më 29 shtator se i ka kërkuar gjykatës respektive të kalojë për gjykim dy të pandehurit Kristo Agalliu dhe Agron Duraj të akuzuar për korrupsion në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Në njoftim sqarohet se i pandehuri Kristo Agalliu akuzohet ka qenë personi që ka dashur të korruptojë Durajnk, duke i ofruar para në këmbim të votave. “Nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se, në datën 09 Maj 2023, i pandehuri Kristo Agalliu i ka ofruar shuma monetare të pandehurit Agron Duraj për të ndikuar në vullnetin e këtij të fundit, në mënyrë që të votojë një kandidat të caktuar në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar datën 14 Maj 2023”, citohet në njoftim.

Më datë 10 maj 2023 policia e kryeqytetit ndaloi 52-vjeçarin Kristo Agalliu, si dhe nisi procedim në gjendje të lirë ndaj 61-vjeçarit Agron Duraj, pasi bazuar në pamje filmike të publikuara në disa portale, shfaqej një prej tyre duke komunikuar në telefon për shitjen e votave.

Më 1 shtator, SPAK përfundoi hetimet dhe kërkoi gjykimin e kandidatit të zgjedhur për Bashkinë e Himarës, , pasi akuzohet se pagoi për të blerë tetë vota, duke paguar nga pesë mijë lekë për secilën.