Wed, Jan 15, 2025

Pamela Anderson i habit të gjithë, shfaqet pa grim në Javën e Modës në Paris

  • PublishedSeptember 30, 2023

Pamela Anderson i mbetet besnike vendimit të saj për të mos përdorur fare grim në daljet e saj publike.

Aktorja 56-vjeçare u shfaq pa grim të enjten në prezantimin e koleksionit të veshjeve të grave Isabel Marant Pranverë/Verë 2024 si pjesë e Javës së Modës në Paris.

Ajo kishte zgjedhur një look të thjeshtë, me flokët e lëshuara dhe një lëkurë “të zhveshur” nga make up.