VIDEO/ Mjaftojnë pak sekonda lojë, mesfushori shqiptar realizon gol ndaj Victoria Plzen
2 minuta. Kaq i kanë mjaftuar Qazim Laçit për të realizuar gol në Çeki. Në ndeshjen që Sparta e Pragës zhvillon në shtëpi, në epet ARENA (Prague), ndaj Victoria Plzen, mesfushori shqiptar i dha kryesimin skuadrës së tij pas 120 sekondash lojë.
27-vjeçari, në ndeshjet e nëntë të kampionatit, gjeti golin e parë, ndërsa vlen të theksojmë se ka dhuruar 5 herë pasin e fundit. Në edicionin që kaloi, në Fortuna Liga, Laçi luajti 17 ndeshje. Futbollisti, më parë, ka mbajtur veshur fanellën e Levadiakos dhe Ajaccio.
(J.S/)