Arrestimi i 37-vjeçarit të rrezikshëm në Durrës, Balla falënderon policinë: Arritën të parandalonin një ngjarje të rëndë kriminale
TIRANË
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka falënderuar policinë e Shtetit, policinë Durrës dhe forcat “Shqiponja” pas arrestimit të 37-vjeçarit Aldi Mustafa, i cili u kap me një armë zjarri me silenciator, teksa ishte nisur për të kryer një vrasje.
Balla deklaron se policia parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale dhe e cilëson Mustafën person me rrezikshmëri të lartë.
“🇦🇱 Falënderoj nga zemra forcat e Policisë së Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Njësinë e saj Operacionale🤝Shqiponjat 🦅 të cilët arritën të parandalonin një ngjarje të rëndë kriminale, duke arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë të armatosur👊”, shkruan Balla.