Donin të vidhnin tuba bakri/ Goditën për vdekje me sende të forta rojën e një parku fotovoltaik, arrestohen 4 shqiptarë në Greqi
Katër romë shqiptarë janë arrestuar nga policia greke si autorë të dyshuar të një vrasje të ndodhur në muajin korrik.
Ata akuzohen se kanë goditur me sende të forta rojën e një parku fotovoltaik në Ano Liosia. 54-vjeçari u godit pasi autorët kishin qëllim të vidhnin tuba bakri në park.
Pasi goditën rojën me sende hekuri, shqiptarët vodhën tela elektrikë, tuba bakri me vlerë 30 mijë euro, celularin e viktimës e më pas morën fuoristradën e kompanisë dhe u larguan. Fuoristrada u gjet më pas e djegur në Nea Zoi, Aspropirgo.