Fri, Nov 29, 2024

Dy prokuroret që hetuan bandën e Laert Haxhiut merren në mbrojtje

  • PublishedOctober 2, 2023

Alfred Balla

Prokurorja e , dhe ajo e Lushnjës, janë marrë në mbrojtje pas dëshmisë së dhënë nga një i penduar i drejtësisë, i cili ka deklaruar se ato kanë qenë në shënjestrën e Laert Haxhiut – i akuzuar si drejtues i një bande të krimit të organizuar në Lushnje.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, deklaroi të hënën më 2 tetor pas një takimi me ministrin e Brendshëm, dhe drejtuesin e SPAK, , se u ishte caktuar mbrojtje prokuroreve Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimi. Sipas Ballës, legjislacioni për mbrojtjen e prokurorëve, gjyqtarëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë është i plotë dhe se ishin marrë masat për sigurimin e mbrojtjes së dy prokuroreve.

Policia e Shtetit njoftoi të enjten më 28 shtator rezultatet e operacionit të koduar “Never Forget”, të drejtuar nga Prokuroria e Elbasanit, që çoi në zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura gjatë periudhës 2018-2021, për të cilat akuzohen dhe 15 bashkëpunëtorë të tij.

Laert Haxhiu 31 vjeç, është shpallur në kërkim në vitin 2017 për një vrasje të dyfishtë në Lushnjë, ndërkohë që sipas policisë dyshohet se në vitet në vijim ka organizuar të tjera krime në Shqipëri dhe në Greqi. Sipas njoftimit të policisë, banda e Haxhiut akuzohet për kryerjen e 6 vrasjeve; për vendosje lënde plasëse në 5 raste; për 3 vjedhje; sigurimin e kushteve për tre vrasje dhe për një kanosje. Gjatë operacionit javën e kaluar u arrestuan 11 persona të dyshuar ndërsa u shpallën në kërkim 4 të tjerë. Ndërkohë është kërkuar ekstradimi i Laert Haxhiut nga Greqia, ku është arrestuar në muajin maj.