Në datat 5-6 Tetor, Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër hap dyert në Pallatin e Kongreseve
Rikthehet në Pallatin e Kongreseve, në datat 5 dhe 6 tetor, Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, organizuar nga kompania Iceberg Exhibitions. Ky event premton një pike-takimi të rëndësishme ku liderët e tregut shqiptar të energjisë dhe ndërtimit do të mblidhen për të eksploruar dhe bashkëpunuar për të ardhmen e energjisë dhe praktikave të qëndrueshme ndërtimit.
Shqipëria po përjeton një moment të rëndësishëm në tregun energjitik dhe atë të ndërtimit. Inisiativat e qeverisë në diversifikimin e burimeve të energjisë, duke fuqizuar projektet fotovoltaike dhe duke rritur nivelin e efikasitetit për ndërtesat, pritet të ndikojë pozitivisht në tranzicionin e rajonit drejt energjisë së rinovueshme dhe praktikave të qëndrueshme të ndërtimit. Ky transformim nuk është vetëm një domosdoshmëri mjedisore, por edhe një mundësi ekonomike. Ndërsa sektorët e energjisë dhe ndërtimit evoluojnë, ata do të tërheqin investime, do të krijojnë vende pune dhe do të nxisin inovacionin.
E ardhmja, siguria dhe qëndrueshmëria e sektorit të energjisë dhe ndërtimit, janë vendimtare për ekonominë e Shqipërisë dhe rajonit. Prandaj, ekziston një nevojë reale për të kultivuar bashkëpunimin ndërsektorial për teknologji, produkte, shërbime dhe zgjidhje të reja dhe inovative. Panairi i Energjisë dhe Ndërtimit do të fokusohet në çështje të rëndësishme si energjia e rinovueshme, efiçenca e energjisë gjatë gjithë ciklit të energjisë në të gjithë sektorët, teknologjitë, efiçenca e ndërtimit dhe ndikimi në mjedis.
Përveç një zone të larmishme ekspozimi, aktiviteti thelbësor i panairit është forumi dedikuar energjisë “Tirana Energy Forum 2023”, një forum që do të mbledhë një grup zhvilluesish rajonalë dhe ndërkombëtarë, investitorë, prodhues, pronarë asetesh, shoqata, politikëbërës dhe profesionistë të industrisë, për të diskutuar mundësitë kryesore për të kapitalizuar potencialin e tregut. Ky do të jetë një aktivitet i mbështetur zyrtarisht nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjise me qëllimin për të ofruar një pasqyrë të plotë të mundësive dhe zhvillimeve të shumta në Shqipëri si një treg energjetik i sapokrijuar në Ballkanin Perëndimor.
Duke iu referuar suksesit të edicionit të kaluar, sigurojmë se ky event do të shndërrohet në një vendtakim kyç për rrjetëzimin mes ekspozuesve dhe vizitorëve dhe një pikë referimi për sektorin e energjisë dhe ndërtimit.
Ndaj, janë të mirëpritur të vizitojnë panairin të gjithë profesionistët e industrisë si ekspertët e energjisë, arkitektët, ndërtuesit, inxhinierët, etj., të gjithë investitorët në projekte të gjelbërta dhe politikëbërësit. Panairi ofron mundësi të shumta në fushën e marrëdhënieve B2B. Bizneset e mesme dhe të mëdha me një “faturë” të lartë të energjisë elektrike, ftohen të jenë pjesë e takimeve të biznesit për të vlerësuar disa oferta investimi me qëllim jo vetëm reduktimin e kostove, por gjithashtu edhe reduktimin e impaktit në mjedis dhe përmirësimin e eficencës. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ta për të qasur nën të njëjtën platformë teknologji dhe zgjidhje inovative dhe për tu rrjetëzuar me partnerë potencialë në të ardhmen.
Jo më pak e rëndësishme, një nën kategoritë më të rëndësishme të këtij panairi janë studentët të cilët janë në hapat e parë të karrierës në fusha si energjia dhe ndërtimi. Panairi është një mënyrë shumë e mirë për të eksploruar mundësitë që paraqiten nga pikëpamja akademike, për tu prezantuar me mundësi të ndryshme për karrierën dhe për tu rrjetëzuar.
Iceberg Exhibitions fton të gjithë publikun të bashkohet këtij panairi për ta vizituar në një nga vendndodhjet më lehtësisht të aksesueshme me qëllimin e vetëm që të mos përjashtohet askush nga mundësia për të njohur më të tashmen dhe të ardhmen e sektoreve më të rëndësishëm aktualisht për ekonominë shqiptare.
***
Rreth Iceberg Exhibitions
Iceberg Exhibitions prezantohet nga Iceberg Communication si organizator i panaireve dhe eventeve në fushën e biznesit. Iceberg Exhibitions organizon panaire dhe evente në fushën e biznesit në sektoret me impakt të rëndësishëm në ekonominë e rajonit si bujqësia, ndërtimi dhe energjia, turizmi etj. Objektivi kryesor i Iceberg Exhibitions është të luajë një rol të rëndësishëm në nxitjen e marrëdhenieve strategjike mes rajonit të Ballkanit dhe tregjeve ndërkombëtare, duke bashkuar njerëz dhe duke ndarë vizionet. Iceberg Exhibitions synon të sjellë eventin aty ku sektori ka impaktin më të madh pa u limituar me një vendodhje apo venue të caktuar.